Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrokarburet, giza dhe çeliku financojnë eksportet

Përgjatë vitit të kaluar, vendi ynë eksportoi mallra në vlerën e rreth 310 miliardë lekëve, që përkthehen në rreth 2.5 miliardë euro, nga rreth 272 miliardë lekë të vitit 2017. Por kush e ka financuar këtë rritje të eksporteve tona me rreth 13.6% në harkun e një viti?

Të dhënat e detajuara të tregtisë së jashtme tregojnë qartë se dy janë zërat që kanë pësuar një rritje të atillë sa të mbulojë thuajse të gjithë rritjen e eksporteve. Që të dy këta zëra kanë një vlerë nominale relativisht të lartë, por edhe një veçori tjetër të përbashkët; janë produkte të nëntokës.

Kështu, një rritje të konsiderueshme, deri në pothuajse dyfishim njohin eksportet e lëndëve djegëse minerale bashkë me vajrat, pra kryesisht produkte hidrokarbure. Eksportet në zërin e lëndëve djegëse minerale janë rritur nga 23.9 miliardë lekë në 2017-ën, në 41.3 miliardë lekë në 2018-ën, pra në rritje me 72.8% në krahasim me vitin paraardhës. Pavarësisht rritjes, nuk kemi të bëjmë aspak me një rekord historik. E kundërta ndodh me zërin tjetër që njeh një rritje të konsiderueshme; gizën dhe çelikun.

Eksportet e Gizës dhe çelikut ka në prekur nivelin më të lartë historik vjetor, me 32.4 miliardë lekë gjatë 2018-ës, nga 22.7 miliardë lekë në 2017-ën.  Pra, thuajse ¾ e rritjes së eksporteve gjatë vitit të kaluar janë financuar pikërisht nga nëntoka, e cila siç tregojnë shifrat, ka pasur një vit mjaft frytdhënës.

Scan,  25.01.2019