Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i naftës në bursa po ndikohet nga çështja e Venezuelës

Çmimet e naftës janë kthyer në rënie në orët e pasdites së djeshme, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e kërkesës. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga vendimi i qeverisë amerikane për të vendosur sanksione ndaj eksporteve të naftës nga Venezuela. Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, u vetëshpall president i përkohshëm i vendit, duke fituar mbështetjen e Uashingtonit dhe të vendeve të tjera të Amerikës Latine.

Kriza ekonomike nën drejtimin e Nicolas Maduro, e ka shkatërruar industrinë e naftës, duke e ulur prodhimin në nivelin më të ulët në 70 vitet e fundit, në rreth 1.2 milionë fuçi në ditë. Nafta bruto e Venezuelës është kryesisht e kategorisë së rëndë, që kërkon një përpunim më të gjerë, dhe si e tillë, shpesh është përzierë me kategori më të lehta, për ti dhënë rafinerive një vlerë më të lartë.

Me Iranin tashmë të dëmtuar nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj naftës, një rënie e mëtejshme e eksporteve nga Venezuela mund të ulë furnizimin me naftë dhe të nxisë çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 61 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 52.5 dollarë për fuçi. Por, në anën tjetër, tregu fizik në SHBA po përballet me një furnizim të lartë, pasi çmimet për naftën bruto mesatare që mban emrin Sour, ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit 2011.

Scan,  25.01.2019