Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla pritet të shkurtojë mijëra vende pune

Kompania e njohur për prodhimin e veturave automone Tesla, sipas një njoftimi tha se do të shkurtonte mijëra vende pune për të ulur kostot dhe rritur prodhimin e veturës së saj Model 3.

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, bëri të ditur se 7 për qind e fuqisë punëtore do të shkurtohet dhe sipas tij kjo po bëhet çdo ditë e më e vështirë për kompaninë, përcjell Telegrafi.

“Është e pamundur të zhvillojë dhe krijojë teknologji të reja të cilat shiten me çmimet e makinave konvencionale”, tha ai, duke shtuar se makinat Tesla kostoja e makinave ende mbetet e lartë.

Aktualisht kompania ka mbi 45 mijë të punësuar, ku 3 mijë prej tyre do të largohen.

Telegrafi,  24.01.2019