Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Edhe pak javë nga prova për nxjerrjen e naftës në Shpirag

Në një postim në rrjetin social twitter, kryeministri i vendit z.Edi Rama ka njoftuar se edhe pak javë na ndajnë nga momenti i së vërtetës në Shpirag, aty ku SHELL po kryen aktivitetin e shpim-kërkimit të naftës. Ekspertët e kompanisë janë të bindur se prova do të dalë me sukses.

Postimi i lotë në twitter:

Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e së vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi dhe nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do të jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020.

energjia.al  24.01.2019