Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Japonia fillon importin e naftës iraniane

Japonia ka filluar procesin e importimit të naftës iraniane, proces i cili u pezullua për shkak të sanksioneve të SHBA.

Lajmërimin e bëri guvernatori i bankës qendrore të Iranit gjatë ditës së sotme. Rivendosja e importeve të naftës vjen pasi Tokios iu mundësua heqja dorë nga sanksionet e SHBA që hynë në fuqi në nëntor. Irani është prodhuesi i katërt më i madh i naftës në mesin e anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës.

“Pas Kinës, Koresë së Jugut, Indisë dhe Turqisë, Japonia gjithashtu nisi procesin e importimit të naftës iraniane” – tha Abdolnaser Hemmati.

Eksportet e naftës iraniane kanë rënë ndjeshëm që kur Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në maj të vitit 2018 se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga një pakt që do të kufizonte programin bërthamor të Iranit dhe do të rivendoste sanksionet mbi Teheranin.

Megjithatë, përjashtimet i’u bënë klientëve më të mëdhenj të naftës në Iran – Japonisë, Kinës, Indisë, Koresë së Jugut, Tajvanit, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, të cilat u lejojnë atyre të importojnë naftë edhe për 180 ditë të tjera. Nafta iraniane përbën 5.3 për qind të importeve bruto totale të Japonisë në 2018.

Scan,  22.01.2019