Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ujësjellësit nuk paguajnë energjinë, Sevrani: Po gjejmë zgjidhje

Pavarësisht reformës në sektorin e ujit, ujësjellësit vazhdojnë të shfaqin vështirësi të shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

Drejtori i Divizionit të Shitjes dhe Tregtimit, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Elton Sevrani thotë se likuidimi i detyrimeve arrin në masën 60%.

Sa i takon institucioneve buxhetore, situata paraqitet më rozë, duke qenë se likuidimi i faturave të energjisë elektrike arrin më masën 80%.

Ndërkaq, sipas Sevranit, aktualisht po punohet për gjetjen e një formule afatgjatë për shlyerjen e detyrimeve, kryesisht nga ujësjellësit dhe bashkitë.

Gjetja e një zgjidhjeje për detyrimet e papaguara ndërmjet subjekteve të ndryshme shtetërore është parashikuar edhe në Planin Strategjik për Reformimin e Sektorit të Energjisë Eklektike për 2 vitet e ardhshëm, që u miratua nga Këshilli i Ministrave në dhjetor të vitit 2018.

Scan,  17.01.2019