Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulet prodhimi i naftës nga Rusia dhe OPEC

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të uljes së prodhimit nga OPEC dhe Rusia. Por në anën tjetër fitimet po kufizohen nga ngadalësimi i ekonomisë globale, që shumë shpejt mund të dëmtojë kërkesën për naftë.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 50.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 59.4 dollarë për fuçi. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i puseve aktive të naftës ra në 873 në fillim të janarit, nga rekordi prej 888 puse të regjistruar në fund të vitit 2018.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nëntorin e kaluar vendosën sanksione ndaj eksporteve iraniane të naftës. Megjithatë, Japonia pritet të rifillojë importet e naftës nga Irani, gjatë këtij muaji, raportoi e përditshmja Nikkei.

Edhe Koreja e Jugut pritet të blejë naftën e këtij vend, pas një ndërprerje 4-mujore. Përsa i përket kërkesës, ngadalësimi i ekonomisë globale, sidomos asaj kineze, po rëndon mbi tregun e naftës dhe tregjet financiare.

Për këtë arsye, Komisioni i Zhvillimit dhe Reformave në Kinë sinjalizoi se do të ofrojë më shumë stimuj fiskalë për ekonominë vendase, në mënyrë që të parandalojë një rënie të mëtejshme të rritjes.

Scan,  16.01.2019