Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Furnizimi me energji elektrike është përmirësuar 75%

Përmes një njoftimi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur gjendjen e rrjetit gjatë këtyre ditëve me mot të keq, si dhe përpjekjet e grupeve të punës në terren për të stabilizuar gjendjen. Njoftimi i plotë i OSHEE:

OSHEE Sh.A është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike. Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore, duke atakuar nyjet kritike të rrjetit, kryesisht atë rural të thellë.

Përmes 1700 punonjësve në gatishmëri, arritëm në 24 orët e fundit të përmiresojmë situatën e furnizimit me 75%, duke rikthyer energjinë elektrike për 16574 abonentë në rang vendi, kryesisht rural.

Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, por shqetësim për OSHEE vijon të mbeten fshatrat e thellë të Librazhdit. Këto zona shtrihen në terrene të vështira, malore dhe larg qendrës.

Rrugët janë të pakalueshme, magjithatë OSHEE ka derguar elektricistët me këmbë drejt zonave si Stebleva, Qarrisht, Kostenje, etj., rrjeti elektrik i të cilava, me vjatësi prej 60 km, është dëmtuar prej dëborës, me përcjellësa të këputur, traversa të thyer dhe shtylla të rënë. 

Brigadat e OSHEE janë terren dhe pritet përmirësim i situatës për 250 abonentët (nga 4500 që kanë këto fshatra)

energjia.al  13.01.2019