Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rregulla, fitimtarë dhe humbës të lojës energjitike globale

Në teatrin e politikës bashkëkohore ndërkombëtare, në sfondin e iniciativave politike dhe ushtarake më të dukshme të hedhura në lojë nga aktorë të ndryshëm, ravijëzohen interesat e mëdha ekonomike; midis këtyre një rol parësor merr problemi i furnizimit energjitik. Kriza midis vendeve perëndimore dhe Rusisë zhvillohet përreth disa nyjeve të rëndësishme të lidhura me politikat energjitike e eksportuesve të mëdhenj si Shtetet e Bashkuara e Rusia dhe importuesve të mëdhenj si vendet europiane dhe Kina.

Lajmet lidhur me këto argumenta që i vijnë opinionit publik janë të shumta, shpesh kontradiktore, kështu që është jashtëzakonisht e vështirë, për profanët, që t’ua marrin vesh kuptimin dhe shtrirjen. Për këtë arësye kemi vendosur t’i drejtohemi Madalina Sisu Vicari nga Qendra e Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Liezh, hulumtuese që ka në aktiv publikime të shumta lidhur me lojën energjitike ndërkombëtare, kryeredaktore e revistës “Vocal Europe”.

Shumë mendojnë se gazi, duke pasur parasysh impaktin e tij të ulët mjedisor (nëqoftëse krahasohet me naftën dhe me qymyrin) mund të përfaqësojë në mos një zgjidhje përfundimtare, të paktën një “tranzicion të butë” drejt të rinovueshmeve nga këtu deri në fund të shekullit. Jeni dakord?

Potencialisht, po. Djegia e gazit natyror çliron në atmosferë një sasi emetimesh të të gjitha llojeve të ndotësve dhe të anhidridit karbonik (CO2), më pak sesa djegia e qymyrit apo e derivateve të naftës, për të njëjtën sasi energjie të prodhuar. Për shembull, emetimet e CO2 (për njësi energjie të prodhuar) nga gazi janë rreth 40% më të ulëta se ato të qymyrit dhe rreth 20% më të ulëta se ato që derivojnë nga gazi. Veç kësaj, centralet elektrike që punojnë me gaz natyror kanë midis 37% dhe 54% të emetimeve të gazit serë më pak, sipas moshës dhe edikasitetit të impiantit. Nga një këndvështrim ekologjik, burimet e energjisë me impakt më të ulët janë eolikja dhe diellorja, nga momenti që nuk emetojnë helmues apo gaz serë gjatë punës; në fakt, emetimet më të ulëta të gazit serë janë të shoqëruara me teknologjitë eolike jashtë kostoje. Megjithatë, sipas US Energy Information Administration (EIA), qymyri, nafta dhe gazi natyror do të furnizojnë akoma 77% të energjisë globale në 2040, nga momenti që shumë skenarë shikojnë një rritje jo vetëm të kërkesës globale për energji, por edhe për të njëjtën datë aksesi ndaj gazit natyror si lënda djegëse me bazë fosile kryesore. Kështu, është falë rritjes së përdorimit të gazit natyror që mund të shpresojmë në një reduktim komplesiv të ndotësve si në ekonomitë e industrializuara, ashtu edhe në ato emergjente.

Vërejmë tensione në rritje midis Shteteve të Bashkuara e Rusisë dhe ku fenomen mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme: probleme dhe frikëra për sigurinë (ekspansion në lindje i NATO-s), politikë ndërkombëtare (tejkalim i rendit unipolar të pasLuftës së Ftohtë), kundërvënie ideologjike (shoqëri e “mbyllur” përballë shoqërisë së “hapur”, liberalizmi përballë ndërhyrjes shtetërore). Gjithësesi, duhet nënvizuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të dy prodhues lëndësh të para (kryesisht gaz e naftë) në konkurrencë për tregun e pasur europian. Sipas jush, krahasuar me të tjerët, sa peshon ky faktor?

Bëhet fjalë për një faktor të rëndësishëm, por jo parësor. Për shembull, nëqoftëse mbajmë parasysh kostot e transportit, tregu “natyral” çfryrës për eksportimin amerikan është Amerika Latine. Sipas US Energy Information Administration (EIA) në vitin 2017 Meksika ka përfituar sasinë më të madhe të eksportimeve të LNG-së amerikane, 20%. Veç kësaj, më shumë se gjysma (për saktësi, 53%) e eksportimeve të LNG-së amerikane janë dorëzuar në 3 shtete: Meksikë, Kore e Jugut dhe Kinë. E plotësojmë këtë seri të dhënash duke thënë se 60% e LNG-së amerikane është shitur me çmim spot në më shumë se 20 vende. Ka shumë probabilitet që tarifat e reja prej 25% të propozuara nga Kina për LNG-në amerikane do të kenë pasoja mbi eksportimet amerikane në të, nga momenti që pritet ngjitja e Kinës si importuesi më i madh botëror vitin e ardhshëm. Duke parë që pjesë e eksportimeve të LNG-së amerikane mbrohet nga kontrata afatgjata, impakti do të jetë në fakt i kufizuar ndaj këtyre kontratave deri në skadimin e afateve; gjithësesi, tregu me çmime spot (që, siç e thamë më sipër, është i rëndësishëm për LNG-në amerikane) mund ta ndjejë në mënyrë të konsiderueshme. Sikur Kina të duhej të kërkonte rezerva alternative furnizimi me LNG, Australia dhe Qatar mund të jenë zgjidhje të menjëhershme dhe mund të jetë edhe Rusia, sidomos nga momenti që është inauguruar kohët e fundit impianti i dytë i “Yamal LNG” dhe pritet që i treti të vihet në funksionim në janarin e 2019. Kështu, edhe tregjet aziatike mund të bëhen terren konkurrence midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me eksportimet e gazit, po të kihet parasysh fakti që e dyta ka provuar në vitet e fundit (deri më tani pa sukses të madh) të kthehet nga lindja. Njëkohësisht, duhet thënë se furnizimet me LNG amerikane do të marrin rrugën e tregjeve europiane në bazë konsideratash tregëtare, pavarësisht – ka mundësi – që disa vende të Europës Lindore ta shikojnë furnizimin me LNG amerikane më shumë nëpërmjet syzeve të sigurisë energjitike dhe të varësisë më të vogël nga gazi rus. Por, hiq këto përjashtime, pjesa më e madhe e vendimeve në këtë profil do të jenë – e përsëris – të bazuara mbi konsiderata me bazë tregëtare dhe do të jenë kryesisht të përcaktuara nga faktorë të tillë si kërkesa, oferta dhe çmimi. Kështu, për ta përfunduar, konkurrenca midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me hidrokarburet do të vendoset kryesisht nga tregjet.

Po Shtetet e Bashkuara do të arrijnë të sigurojnë një kuotë të konsiderueshme të tregut të LNG-së europiane? Dhe Rusia do të mund të bëhet më pak e pavarur nga ku treg duke zhvilluar projekte për Lindjen e Largme si “Power of Siberia” dhe “Yamal”?

Është e vështirë të parashikohet nëse LNG-ja amerikane do të arrijë të fitojë apo jo një kuotë të konsiderueshme në Europë, duke qenë se kjo do të varet nga një numër i caktuar faktorësh si: koeficenti i rritjes së kërkesës në Europë, realizimi i politika të rritjes së rinovueshmeve (kuadri i ri përcakton një objektiv të ri detyrues për të rinovueshmet në Bashkimin Europian prej 32% brenda 2030), çmimi i LNG-sëe amerikane krahasuar me çmimin, që në këtë profil është shumë më ekonomik (diferenca mund të variojë, sipas stinës, midis 30% dhe 40%) dhe disponueshmëria e disa shteteve të Europës Lindore që të paguajnë një “çmim shtesë” për importimet e LNG-së me qëllim që të sigurojnë diversifikimin e furnizimeve dhe sigurinë energjitike, sidomos duke zvogëluar varësinë e importimeve të gazit rus. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Europian, nga ardhja e gazierës së parë amerikane në prillin e 2016 deri më sot, importimet europiane e LNG-së amerikane janë rritur nga 0 në 2.8 miliard metra kub. Për të bërë një krahasim, eksportimet e gazit rus në Bashkimin Europian në 2017 kanë arritur një nivel rekord, domethënë afërsisht 162 miliard metra kub. Nga ana tjetër, 6 impiante lëngëzimi në Shtetet e Bashkuara, aktualisht në ndërtim, përveç zgjerimit të atij të Sabine Pass, do të kompletohen deri në 2019. Infrastrukturat e lëngëzimit në Cove Point, Elba Island, Cameron LNG dhe Freeport LNG do të duhet të vihen në punë brenda fundit të 2019, me një kapacitet total prej 67 miliard metrash kub. Siç e kam shpjeguar, tregjet aziatike janë (dhe ka mundësi do të mbesin) një prej destinacioneve të mëdha të LNG-së amerikane. Megjithatë, duke parë se një pjesë e mirë e LNG-së nuk do të ketë klauzola destinacioni dhe nëqoftëse çmimet do të duhej të jenë interesante për tregjet europiane, mund të shohim vëllime të mëdha të LNG-së amerikane të mbrrijnë në këto tregje.

Për sa i përket “Yamal”, siç e kam thënë, dorëzimet e impiantit të dytë të tij tashmë kanë filluar dhe, deri më sot, 47 kargo me LNG janë nisur me më shumë se 3.5 milion tonelata LNG-je të prodhuar nga impianti. Veç kësaj, për herë të parë, një ngarkesë LNG-je e “Yamal” është realizuar në Kinë, korrikun e kaluar, nëpërmjet Rrugës Detare Veriore (NSR) përgjatë bregut arktik, që i redukton ndjeshëm kohët e lundrimit për kilientët aziatikë. Kështu, “Yamal” është një pikë e shkëlqyer në realizimin e tij dhe impianti i tretë do të duhet të vihet në punë në janarin e 2019. Kësaj i shtohet fakti që Novatek ka në program që të nisë një projekt tjetër, “Arctic LNG 2”, në 2022 apo 2023, për të cilin është firmosur tashmë me kompaninë franceze SPIEF një marrëveshje që ka të bëjë me blerjen nga ana e “Total” e një kuote prej 10% e shfaqjes së interesit për të marrë pjesë në projekt: vlera e “Arctic LNG 2” vlerësohet në 25.2 miliard dollarë.

Për sa i përket “Poëer of  Siberia”, në fund të korrikut Gazprom ka deklaruar se 90% e gazsjellësit është kompletuar dhe dorëzimet Kinës, sipas afateve, do nisin në 2019. Marrëveshja 30 vjeçare midis Gazprom dhe CNPC-së parashikon dorëzimin e 38 miliard metrave kub gaz në vit dhe tubacioni do të ushqehet nga vendburimet e Chayandinskoye, bazë e qendrës së prodhimit të gazit në Yakuti. Nëqoftëse krahasohet me eksportimet drejt tregjeve europiane (përfshi Turqinë) dhe Bashkimit Europian (respektivisht 192.2 miliard metra kub dhe 162 miliard metra kub), eksportimet drejt Kinës nuk do ta barazojnë rëndësinë e atyre drejt perëndimit. Megjithatë, mundësia e rritjes së eksportimeve ndaj Kinës nuk mund të përjashtohet, sidomos në kontekstin e politikave të reja energjitike të këtij vendi, që e inkurajojnë përdorimin e energjisë më të pastër.

Le të përpiqemi t’i sintetizojmë “rregullat” e “lojës së gazit”: importuesit kanë interes që të diferencojnë furnizuesit, furnizuesit kanë interest ë spekulojnë në diferencimin e klientëve, ndërsa vendet transit kërkojnë që të vendosin ndonjë lloj monopoli në rrugën e furnizimit. A besoni se ku riepilog është shterrues dhe tejet semplicist?

Do ta shikoja gjënë nga një këndvështrim pak më ndryshe. Sipas meje, ajo që vlen më shumë për imporutesit është siguria e furnizimit, që ka të bëjë me një gamë të gjerë faktorësh, të tillë si: disponueshmëria e resurseve, aksesueshmëria (eventualisht e influencuar nga probleme infrastrukturore pakashumë të qëllimshëm), funksionimi pakashumë i mirë i tregjeve, probleme politike në rajonet e origjinës dhe tranzitit, diferencimi i resurseve dhe i furnizuesve (që mund të zbusë problematikat dhe andrallat e lidhura me varësinë nga një furnizues i caktuar), aksesueshmëria e resurseve të energjisë (që mund të minohet nga kostot e larta dhe nga luhatjet e mëdha). Për vendet eksportuese ajo që ka vlerë është siguria e kërkesës dhe e fitimeve: për këtë qëllim janë element të rëndësishëm si disponueshmëria e klientëve, ashtu edhe diferencimi i tyre, pavarësisht se ky i dyti nuk është i detyrueshëm. Për sa u përket vendeve të tranzitit, nuk do të thoja se interesi kryesor i tyre qëndron në vendosjen e një monopoli. Për ta, ashtu si për eksportuesit, vlen sidomos sigurimi i tranziteve e fitimeve dhe, lidhur me këtë, vendet e tranzitit mund të kërkojnë edhe një numër furnizuesish të produktit që të tranzitojnë në territorin e tyre: rasti i Turqisë është emblematik në këtë aspekt (vendi përshkohet nga gazsjellësi Kirkuk‐Ceyhan Pipeline dhe nga naftësjellësi Baku‐Tbilisi-Ceyhan Pipeline, të cilëve shpejt do t’u shtohen gazsjellësit TANAP e Turkish Stream). Në këtë aspekt, siguria e tranzitimit, e të drejtave të tranzitit, dhe e raporteve të mira midis vendeve tranzituese dhe furnizuesit (ose furnizuesve, në rast se janë më shumë se një) janë thelbësorë.

Do të donim ta mbyllnim duke folur për projektin më të ndjeshëm midis të shumtëve aktualisht në tryezë: po i referohemi Nord Stream 2. Po asistojmë në një përplasje midis qeverisë gjermane dhe autoriteteve europiane për menaxhimin e traktativave lidhur me realizimin e projektit. Amendamenti i Direktivës për Gazin dukshëm që ia jep Komisionit Europian të drejtën e fitimit të një mandate për negociimin me Rusinë. Megjithatë, marrëveshja e kohëve të fundit midis autoriteteve antitrust europiane dhe Gazpromit të lë të kuptosh se Bashkimi Europian nuk do ta bllokonte Nord Stream 2, por do të kufizohej që ta rregullonte. A mund të parashikoni se çfarë do të ndodhë?

Amendamentet e Direktivës për Gazin synojnë që të fusin 4 parime bazë lidhur me liberalizimin: 1) ndarje pronësore; 2) akses të të tretëve; 3) rregullim të tarifave; 4) transparencë mbi rrugët kryesore e importimit të gazit që hyjnë në Bashkimin Europian nga vende të treta, duke qenë se direktiva aktualisht në fuqi zbatohet vetëm për rrugët e tregut të brendshëm dhe nuk ka të bëjë me rrugët nga vende të treta jo të lidhura me tregun e brendshëm.

Amendamenti ndaj Direktivës për Gazin do t’ia zgjeronte zbatimin në të gjitha rrugët nga vendet e treta, ekzistuese dhe të reja, për pasojë edhe Nord Stream 2. Nuk është ky vendi për të shpjeguar me saktësi se në çfarë mënyre direktiva do të kishte impakt ndaj këtij projekti. Gjithësesi, një gjë është e qartë: Direktiva nuk do ta bllokonte, por do të përfaqësonte një sfidë për palët e përfshira. Nga ana tjetër, duke qenë se këto rregullime europiane do të zbaotheshin ndaj rrugëve që nisin nga vende të treta dhe shpesh vazhdojnë në ujëra ndërkombëtare, një numër i caktuar marrëveshjesh ndërqeveritare duhet të negociohet me qeveritë e vendeve eksportuese (mbi këto marrëveshje do të zbatohej legjislacioni dhe rregullimi i Bashkimit Europian) që do të binte nën kompetencën ekskluzive të Bashkimit Europian, gjë që sot nuk ndodh. Parlamenti ka marrë tashmë poaicion pozitiv ndaj amendamenteve, por avancimet në Këshillin e Europës mbesin të ngadalta, sidomos pse Gjermania, Austria, Belgjika dhe Hollanda deri më tani i janë kundërvënë një përshpejtimit të punimeve në Këshill. Nga ana tjetër, Komisioni do të donte një korsi preferenciale për direktivën, të paktën në Këshill. Ndërkohë, ndërtimi i Nord Stream 2 do të vazhdojë dhe, nëse do të adoptohen amendamentet, në fund ka mundësi që do të gjendet një marrëveshje midis Bashkimit Europian dhe Rusisë.

Gazeta Tema,  02.01.2019