Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rosneft blen 5.14 milionë ton naftë për 2 miliardë USD

Prodhuesi më i madh i naftës i Rusisë, Rosneft do të blejë rreth 6 milionë ton naftë me vlerë mbi 2 miliardë dollarë nga prodhuesit vendas vitin e ardhshëm.

Sipas Reuters, njoftimi thoshte se Rosneft do të blejë 5.14 milion ton naftë me vlerë 132.5 miliardë rubla nga Gazprom Neft. Çmimi ishte rreth 46 dollarë për fuçi në krahasim me një çmim aktual të përzierjes së papërpunuar të Russian Urals prej 51 dollarësh për fuçi.

Prodhimi total i naftës Rosneft parashikohet të jetë në 241 milion ton naftë (4.82 milion fuçi në ditë) vitin e ardhshëm. Rosneft nuk i ka zbuluar ende blerjet e tij të naftës për të gjithë 2018.

Me anë të email-it Rosneft tha se blerjet do ti lejojnë të ulin kostot e transportit dhe se janë “praktikë e zakonshme në industrinë e naftës”.

Scan,  29.12.2018