Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës kanë rënë 30% gjatë vitit 2018

Çmimet e naftës i janë rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pasi u rritën me rreth 8% në sesionin e kaluar. Në treg është rikthyer shqetësimi që ka të bëjë me mbifurnizimin e tregut dhe ngadalësimin e ekonomisë globale. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 53.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 45.7 dollarë për fuçi.

Që nga fillimi i tetorit, kur prekën nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, çmimet kanë rënë me rreth 40% dhe po tregtohen pranë nivelit më të ulët në 18 muajt e fundit. Ndërsa, për të gjithë vitin 2018, nafta Brent ka rënë me rreth 30% dhe nafta Bruto me rreth 25%.

Në sesionin e së mërkurës, ndërkohë, tregjet gjetën një mbështetje nga përpjekjet e administratës së presidentit, Donald Trump, për të rikthyer besimin e investitorëve dhe nga një raport që tregoi shpenzime të mëdha, për festat e fundvitit. Ndërkohë, marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga janari.

Por, rritja e prodhimit në SHBA, Rusi dhe Arabinë Saudite ka eklipsuar këtë marrëveshje. Tashmë, SHBA prodhon 11.6 milionë fuçi naftë në ditë, duke u bërë prodhuesi më i madh në botë. Investitorët janë në pritje të të dhënave mbi rezervat e naftës në SHBA, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme.

Scan,  29.12.2018