Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës nën presion për shkak të ngadalësimit të ekonomisë

Çmimet e naftës janë rritur në sesionin e sotëm, pasi prekën nivelin më që ulët që nga korriku i vitit 2018. Megjithatë, çmimet po gjenden nën presion për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë globale, pavarësisht përpjekjeve të OPEC për të ulur çmimet.

Nafta Bruto është gjendur nën presion, për shkak të tensioni që ka karakterizuar tregun e aksioneve, gjatë javëve të fundit, si pasojë e mbylljes së qeverisë amerikane, rritjes së interesave nga Rezerva Federale dhe luftës tregtare SHBA-Kinë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 51 dollarë për fuçi, ndërsa më herët ra deri në 49.93 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga korriku i vitit 2017. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 43.3 dollarë për fuçi.

Megjithatë, volumi i tregtisë është i ulët, për shkak se tregjet në Britani, Gjermani dhe Francë janë pushim edhe në sesionin e sotëm, me rastin e Festës së Krishtlindjes.

Analistët mendojnë se, pavarësisht angazhimit të OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë, tregu do të vijojë të gjendet nën presion, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë globale.

Scan,  27.12.2018