Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta me humbje, gjatë javës ka rënë mbi 10%

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, duke i çuar humbjet javore në mbi 10%. Tregu vijon të gjendet nën presion, për shkak të prodhimit shumë të lartë dhe dobësimit të kërkesës.

Gjithashtu, investitorët po e cilësojnë si një sesion pauze ditën e sotme, në vigjilje të Krishtlindjes. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 53.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 45.6 dollarë për fuçi. të dy bençmarkët kanë humbur rreth 11% të vlerës vetëm gjatë kësaj jave.

Investitorët vijojnë të jetë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, që po dëmton edhe kërkesën për naftë. Investitorët i frikësohen edhe një mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane, më vonë gjatë ditës së sotme.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhojnë 11.6 milionë fuçi në ditë, duke kaluar Rusinë dhe Arabinë. Tashmë, investitorët po presin janarin, kur hyn në fuqi edhe marrëveshja e OPEC dhe aleatëve të tjerë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë.

Sipas analistëve, tregu po karakterizohet nga paqendrueshmëria e lartë, për shkak të likuiditetit të bollshëm, ndjenjës së rrezikut dhe pushimeve të fundvitit.

Scan,  22.12.2018