Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Chrysalis, makineria që kthen plastikën në naftë

Një shpikës nga Franca jugore ka krijuar një makineri që e thyen dhe e shpërbën plastikën duke e kthyer në një lëng i cili mund të shërbejë edhe si karburant.

Christofer Costes e ka quajtur makinën e tij “Chrysalis”. Makineri përbëhet nga një reaktor i cili djeg plastikën në 450 gradë celsius. Lëngu që del nga Chrysalis është në 65% naftë që mund të përdoret për gjeneratorët apo varkat, 18% karburant për nxehje apo ndriçim, 10% gaz për nxehje dhe 7% karbon që mund të përdoret për të tjera gjëra.

Sipas Christofer, shpikja e tij mund të ndihmojë shumë vende në zhvillim që kanë probleme të mëdha me menaxhimin e mbetjeve. Plastika mbetet armiku numër një i ambientit dhe deri më sot ene nuk është gjetur një zgjidhje e qëndrueshme. Shpikësi i makinerisë Chrysalis shpreson që të ndërtojë një më të madhe, në madhësinë e një kontejneri, brenda mesit të vitit të ardhshëm, dhe që mund të prodhojë deri në 40 litra karburant në orë, nëpërmjet procesit të pyrolisis.

Çdo vit, rreth 260 milionë tonelata plastikë prodhohet në botë, 8 milionë prej të cilave përfundojnë në oqean duke dëmtuar dhe vrarë florën dhe faunën, por edhe duke shkatërruar zinxhirin ushqimor njerëzor.

Disa vlerësime projektojnë se në vitin 2050, mbetjet nëpër oqeane do të jenë më të shumta në numër se peshqit.

Scan,  22.12.2018