Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, rezervat në SHBA në nivelin më të lartë që prej një viti

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së rezervave të naftës në SHBA në nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2017.

Në anën tjetër, pritshmëritë se OPEC do të ulë prodhimin kanë kufizuar humbjet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 53.3 dollarë për fuçi.

Referuar të dhënave të Administratës për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës në SHBA u rritën me 4.9 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 446.91 milionë fuçive.

Në anën tjetër, prodhimi në SHBA qëndroi i pandryshuar në 11.7 milionë fuçi në ditë. Për shkak të kësaj situatë, vendet anëtare të OPEC po konsiderojnë një ulje të prodhimit në takimin e 6 dhjetorit.

Të mërkurën, presidenti amerikan, Donald Trump i bëri sërish thirrje Arabisë Saudite për çmime më të ulëta të naftës.

Megjithatë, Trump siguroi se nuk do të prishë marrëdhëniet politike dhe tregtare me Arabinë, për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Gashoggi.

Scan,  22.11.2018