Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tatimet, Projekt-Asistencë në sektorin e hidrokarbureve

Hartimi i një projekt-asistence për sektorin e hidrokarbureve ka qenë edhe fokusi i takimit të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Çuçi me ekspertë e përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit, Zyra për Asistencën Teknike.

Qëllimi i këtij takimi është hedhja e bazave për zhvillimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes DPT-së dhe Departamentit Amerikan të Thesarit, Zyra për Asistencën Teknike (OTA), në hartimin e një projekt-asistence për Administratën Tatimore, veçanërisht për Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Kjo asistencë do të ndihmojë në rritjen e përmbushjes, identifikimin e nevojave të Administratës Tatimore, ofrimin e trajnimeve të dedikuara, si dhe për rritjen e përvojës në fushën e transferimit të çmimit, në fushën e hidrokarbureve.

Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Thesarit, Zyra për Asistencën Teknike (OTA), William M.Remington vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se zhvillimi i mëtejshëm është shumë i nevojshëm për të pasur në të ardhmen një strategji të mirëpërcaktuar dhe të qëndrueshme.

Objektivat kryesorë të këtij projekt-asistence do të jenë:

  • Rritja e njohurive të praktikave të biznesit në fushën e hidrokarbureve;
  • Forcimi i procedurave të auditimit mbi të ardhurat që gjenerohen nga ky sektor;
  • Realizimi i kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe strategjinë e kontrollit;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i informacionit mes DPT-së dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore ( AKBN);
  • Rritja e aftësive në procedurat e auditimit të këtij sektori;
  • Ndërtimi dhe përmirësimi i kapaciteteve për rregullat e të ardhurave
  • Ofrimi i trajnimeve të dedikuara për rritjen e aftësisë së burimeve njerëzore.

Scan,  12.11.2018