Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Volkswagen ul çmimin e makinave elektrike

Kompania “Volkswagen” ka në plan që të ulë çmimin e makinave elektike duke i barazuar me ato që përdorin karburant. Projekti parashikohet të zbatohet në vitet e ardhshme.

Objektivi, sipas “Bloomberg” e “Reuters”, është ai i vendosjes në treg të automjeteve që kushtojnë më pak se 20 mijë euro. Krahas kësaj, projekti parashikon edhe mbrojtjen e vendeve të punës në Gjermani duke i konvertuar fabrikat e prodhimit vetëm për automjete elektrike.

Plani që parashikon një volum prodhimi prej 200 mijë automjetesh  do të diskutohet në mbledhjen e 16 nëntorit.

Scan,  09.11.2018