Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA zbut sankionet ndaj naftës iraniane

Çmimet e naftës po ndryshojnë minimalisht gjatë sesionit të sotëm, pasi sanksionet amerikane ndaj Iranit ishin më të buta se parashikimet. Uashingtoni ka lejuar disa blerës të mëdhenj të naftës iraniane të importojnë edhe për një kohë të shkurtër, ndërsa Teherani sfidoi Shtetet e Bashkuara duke thënë se do të vijojë të shesë naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.8 dollarë për fuçi.
Të dy bençmarkët kanë humbur më shumë se 15% të vlerës, që nga fillimi i tetorit, kur tregtoheshin në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit. Uashingtoni riktheu sanksionet ndaj Iranit në ditën e sotme, duke dalë nga marrëveshja e vitit 2015, të nënshkruar nga administrata e ish-presidentit Barack Obama. Në përgjigje, presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror se, vendi nuk do të respektojë sanksionet dhe do të vijojë të shesë naftë.
Çmimet po gjenden nën presion edhe për faktin se Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite vijojnë të rrisin prodhimin. Referuar të dhënave, për tetorit vetëm këto tre vende prodhuar rreth 33 milionë fuçi në ditë, në rritje me 10 milionë fuçi krahasuar me vitin 2010. Në këtë mënyrë, këto tre vende prodhojnë rreth 1/3 e konsumit globale të naftës.
Scan,  06.11.2018