Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekretariati i Energjisë: Shqipëria më mirë me aksesin në rrjet

Një raport përmbledhës i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për ecurinë e reformave vlerëson se lidhur me energjinë përparimi i Shqipërisë shfaq ende ngërçe në disa aspekte. Pjesa që sipas Sekrtariatit ka ecur më mirë në vlerësimin e transpozimit ligjor është ajo që lidhet me aksesin në rrjet e cila rezulton me 91 për qind të përmbushjes. “Tarifat janë aprovuar dhe publikuar. Dy nga kufijtë alokohen përmes Zyrës së Koordinimit të Ankandeve në Europën Juglindore, si palë e tretë” thuhet në raport. Sakaq pjesërisht mirë duket se ka ecur pjesa që lidhet me ndarjen e kompanive. Sipas Sekretariatit kjo është realizuar në 59 për qind të planit. Operatori i sistemit të transmetimit duhet të implementojë kërkesat që ende sjanë plotësuar nga vendimi i certifikimit të tij. Ndëkrohë që OSHEE ende duhet të plotësojë tërësisht ndarjen e saj” thuhet në dokument.

Tregu i shitjes me shumicë dhe ai me pakicë rezultojnë me një plotësim të detyrave të transpozimit ligjor në masën 41 dhe 40 për qind. “Çmimet e rregulluara të shumicës dhe marrveshjet e blerjes së energjisë aplikohen ende nga përdorimi i shërbimit publik që është në kundërshtim me ligjin. Krijimi i operatorit të tregut dhe bursës janë ende në proces. Amendimet e ligjit paraqesin pengesa për ndryshimet. Çmime të rrefullyara për furnizimin aplikohen për familjarët dhe konsuamtorët e vegjël dhe përmes përdorimit të detyrimit të shërbimit publik për konsumatorët në tension të mesëm” vlerëson raporti.

Integrimi rajonal që paraqitet edhe më dobët duket se nuk është në dorë vetëm të Shqipërisë pasi problematika e ngritur nga Sekretariati nënvizon se një ndër elementët është lidhja me Kosovën në aspektin energjetik. “Lidhja me Kosovën është në fazë planifikimi. Nuk k iniciativa të tjera bashkimi për momentin pasi progresi varet nga zgjidhja e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë”thuhet në raport.

Në raport me vendet e tjera Sekretariati nënvizon se Serbia dhe Mali i Zi janë ata që udhëheqin në reforma ndëkrohë që Maqedonia dhe Shqipëria janë ende në mes të procesit.

Monitor,  05.11.2018