Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EasyJet palnifikon të zhvillojë flotë elektrike avionësh deri në vitin 2030

Pasagjerët e shqetësuar për ndikimin e udhëtimit ajror në mjedis mund të zgjedhin së shpejti një alternativë më të pastër.

EasyJet, kompania ajrore low-cost është zotuar të zhvillojë një flotë aeroplanësh elektrike për të mbuluar rrugët e shkurtra deri në vitin 2030, gjë që do të zvogëlojë efektivisht emetimet e karbonit dhe zhurmën nga operacionet e saj.

Kompania është në partneritet me prodhuesin amerikan Wright Electric për të ndërtuar avionë me bateri për fluturime më pak se dy orë.

E themeluar në vitin 2016, Wright Electric tashmë ka një aeroplan elektrik me dy vende dhe ka në plan të nisë fluturimet me një nëntë vendesh vitin e ardhshëm. Ajo tani ka aplikuar për një patentë në një motor për një avion elektrik.

Nëse është e suksesshme, një avion i tillë mund të përdoret në rrugë të njohura – ose “fluturime” elektrike, siç i referohet EasyJet-it, siç është Londra në Amsterdam.

Përparimi teknologjik është “duke lëvizur shpejt”, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë ajrore, Johan Lundgren.

“Nga avioni dy-vendësh, i cili tashmë është duke fluturuar, në nëntë vende, i cili do të fluturojë vitin e ardhshëm, fluturimi elektrik po bëhet realitet dhe tani mund të parashikojmë një të ardhme që nuk është ekskluzivisht e varur nga karburantet e avionit”, tha Lundgren.

Hapësira e synuar e aeroplanit elektrik është rreth 500 kilometra.

Wright Electric parashikon se avionët elektrikë do të jenë deri në 50% më të qetë dhe 10% më lirë se avionët tradicionalë për linjat ajrore aktuale.

Scan,  30.10.2018