Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petro, kriptovaluta venezueliane e naftës

Venezuela ka nisur zyrtarisht para-shitjen e monedhës së saj digjitale të quajtur Petro. Sipas Presidentit Nicolas Maduro, Petro arriti në 735 milion dollarë në ditën e parë të para-shitjes. Lancimi i të ashtuquajturës “kriptomonedhë”, vjen pasi Venezuela përballet me thellimin e krizave ekonomike dhe politike. Sipas qeverisë, Petro mbështetet nga nafta, gazi, ari dhe diamantet dhe ka për qëllim të ndihmojë në kapërcimin e sanksioneve të SHBA dhe BE.

Ideja për Petro erdhi nga Hugo Chavez, i cili kishte parashikuar një monedhë të fortë mbështetur nga lëndët e para dhe që synon të plotësojë monedhën Bolivar fuerte (VEF) të Venezuelës dhe të ndihmojë në kapërcimin e sanksioneve të SHBA.

Fillimisht, petro do të shitet në valutë të fortë dhe në kriptovaluta të tjera, jo në monedhën vendase bolivare. Oferta fillestare do të bëhet në monedha dhe kriptomonedha të forta. Carlos Vargas, përgjegjësi për kriptomonedhat i qeverisë, tha se pas shitjes fillestare, petro mund të shitet në këmbim të bolivarit dhe se mund të shkëmbehej në çdo Exchange të vendit. Por përveç kësaj, do të ketë shumë tregje të cilat ofrojnë mallra dhe shërbime ku mund të blihet me petro ose me çdo kriptomonedhë. Ai shtoi: “Në një të ardhme të shkurtër, Venezuelasit mund të blejnë edhe në furra bukash me petro”.

A do ta ndihmojë ekonominë e Venezuelës? Me çmimet aktuale, 100 milionë petro mund të ndihmojnë në rritjen e rreth 6 miliardë dollarëve. Qeveria argumenton se kjo mund të ndihmojë Venezuelën të paguajë një pjesë të detyrimeve të vendit. Ministri venezuelian i tregtisë së jashtme, njoftoi se Venezuela do të paguante për importet nga Brazili duke përdorur kriptomonedhën Petro.

Ndërkohë që Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalonte çdo transaksion financiar me bazë në SHBA që përfshinte kripto monedhën Petro të Venezuelës, pasi zyrtarët e SHBA paralajmëruan se ishte një “mashtrim” nga qeveria e presidentit Nicolas Maduro për të minuar më tej demokracinë në vendin e OPEC.

Scan,  25.10.2018