Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 23 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 68.88 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 1.6 për qind dhe u tregtuan me 68.65 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 31 cent dhe u tregtuan me 79.60 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 1 për qind dhe u tregtuan me 79.29 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,226.94 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë në më shumë se një javë.

Monitor,  22.10.2018