Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punimet në rrjet, disa zona në veri pa energji

Dhjetëra zona të Krumës dhe Tropojës do të mbeten ditën e sotme pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për shkak të remontit nën nënstacionin Krumë, sot do të ndërpritet energjia gjatë intervalit kohor 10:00 deri në 16:00.

Si rrjedhojë, pa energji elektrike do të mbeten disa zona të Bashkisë Krumë si dhe fshatra të Tropojës. Më konkretisht:

“Zahrisht dhe Pla, Nikoliq, St/Pompa Pla Krumë, Vllahën dhe Nikoliq(2 kabina), Ujësjellësi Krumë, Bardhej, Helshan, Kostur, Perollaj, Ukperaj Fshatrat e Tropojës: Kam, Zogaj, Kepenek dhe Xhuxhë, Qarr, Golaj, Qarrë, Letaj, Zgjeçetj, Pla, Brat, Dobrunë, dogana Qafë Prush, Cahan, Kishaj, Mujaj, Pogaj, ant AMC, Ant PLUS, St/P Ujësjellës Cahan, Fajzë, Brenogë, Vranisht, Sefoll, Metaliaj, Myc-has, Tregtan, Bashkia Krumë (Lagjet: Nr 1,2, zona Industriale, lagjia informale, kodra e Madhe, Pekë, Gajrep, Spitali Krumë, Firma Elmir.”

OSHEE vijon punimet e planifikuara në rrjet në të gjithë vendin me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Scan,  09.10.2018