Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

India do blejë naftë iraniane edhe pas sanksioneve

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se, eksportet e Iranit do të vijojnë edhe pasi sanksionet amerikane të hyjnë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm.

Dy kompani në Indi, që është një blerës i rëndësishëm i naftës së Iranit, ka bërë porosi edhe për muajin nëntor, deklaroi ministri i Naftës në Indi. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 83 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73.4 dollarë për fuçi.

Sanksionet amerikane ndaj Iranit do të hyjnë në fuqi në datën 4 nëntor dhe Uashingtoni po ushtron presion ndaj qeverive dhe kompanive në të gjithë botën, për të mos importuar naftë nga ky vend.

Sipas analistëve, kjo ka qenë arsyeja kryesore që ka mbështetur çmimet, gjatë muajve të fundit.

Ndërsa në sesionin e sotëm, çmimet janë gjendur nën presion edhe për shkak të lajmeve se, Arabia Saudite dhe Rusia do të rrisin prodhimin për të kompensuar rënien e eksporteve nga Irani.

Arabia Saudite deklaroi se, planifikon të rrisë prodhimin në 10.7 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga nëntori.

Sipas analistëve, në treg po ndikon edhe shqetësimi që ka të bëjë me luftën tregtare SHBA-Kinë, që mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë.

Scan,  08.10.2018