Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Princi saudit planifikon të nxjerrë në bursë Aramcon

Princi i kurorës në Arabinë Saudite deklaroi së fundmi se, Aramco, kompania shtetërore e naftës në vend do të dalë në tregje vetëm në vitin 2021, ose edhe në fund të vitit 2020, duke konfirmuar kështu planin për të shtyrë në kohë ofertën e parë publike për kompaninë gjigande, e cila mund të kthehet edhe në kompaninë më të vlefshme në botë që kuotohet në bursë.

Sipas princit të kurorës, kjo vlerë mund të shkojë edhe në 2 trilionë dollarë, paçka se ekspertët janë mjaft skeptikë ndaj një vlerësimi të tillë.

Arabia Saudite është përgatitur që të nxjerrë në shitje 5% të aksioneve të saj te kompania çdo vit.

Dalja në bursë e Aramco prite të jetë oferta publike më e madhe në botë e bërë ndonjëherë, me të paktën 100 miliardë dollarë të shënjestruara.

Këto para pritet t`i japin edhe një shtysë domethënëse ekonomisë së Arabisë Saudite jo në pak vështirësi që prej krizës globale të naftës, të nisur që prej vitit 2014.

Scan,  06.10.2018