Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqiptarët shpenzuan më shumë për energji në 2017

Përgjatë vitit 2017, familjet shqiptare shpenzuan më shumë për pagesat e ujit, energjisë elektrike apo pagesat e qirasë, në raport me një vit më parë. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, publikuar nga Instituti i Statistikave, grupi i shpenzimeve për banesën kap një vlerë mesatare mujore prej 7.998 lekësh dhe përbën 10.9% të totalit të buxhetit familjar. Ndërkohë që, një  vit më parë shpenzimet për këtë grup arrinin në 7.477 lekë, duke përbërë 10.2% të totalit të buxhetit familjar.

Kjo do të thotë se shqiptarët kanë harxhuar 0.7% më shumë të buxhetit të tyre për të paguar faturat e ujit, energjisë elektrike apo qirasë. Faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë rritje lidhen kryesisht me rritjen e çmimit të ujit në disa qytete të vendit, por edhe me çmimin e qirave. Në bazë të vendimeve të Entit Rregullator të Ujit tarifa të rritura për ujin u aplikuan në disa prej qyteteve në vend, sikurse është Durrësi.

Ndërkohë që, nëse marrim në konsideratë edhe vendimet e tjera të ERRU-së këto shpenzime mesatare pritet të rriten edhe më tej për vitin 2018, duke qenë se disa ujësjellës të tjerë, sikurse është ai i Tiranës apo Korçës  janë duke aplikuar tarifa të rritura. Paralelisht edhe të tjerë operatorë kanë aplikuar pranë Entit për rritje të çmimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve.  Ndryshim nuk ka pësuar vetëm çmimi i energjisë elektrike.

Scan Tv,  03.10.2018