Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, në treg ndikojnë sanksionet e SHBA ndaj Iranit

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke u rritur me rreth 1%, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me furnizimin e tregut, pas hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Iranit në 4 nëntor. Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sërish vendeve anëtare të OPEC që të rrisin prodhimin, në mënyrë që të parandalojnë një rritje të mëtejshme të çmimeve, në vigjilje të zgjedhjeve për kongresin që zhvillohen në nëntor.

Analistët deklarojnë se, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Rusia, me shumë mundësi nuk do ti përgjigjen thirrjes së Trump. Në këtë situatë, sekretari amerikan i Energjisë, mund të detyrohet të përdorë rezervat strategjike për të ulur çmimet, pavarësisht se e ka përjashtuar një mundësi të tillë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71.9 dollarë për fuçi. Analistët mendojnë se, nëse OPEC nuk ndërhyn duke rritur prodhimin, atëherë çmimet mund të ngjiten në 100 dollarë për fuçi, në fillim të vitit 2019. Investitorët janë të paqartë se sa naftë do të mungojë në treg kur të hyjnë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit.

Përllogaritjet janë të ndryshme dhe variojnë nga 500 mijë deri në 2 milionë fuçi në ditë. Në kulmin e tyre në maj të këtij viti, eksportet iraniane të naftës arritën në 2.71 milionë fuçi në ditë, ekuivalente me 3% të konsumit global ditor. Referuar të dhënave zyrtare të Administratës për Informinim mbi Energjinë, prodhimi i naftës bruto arriti në 11.1 milionë fuçi në ditë, gjatë javës që u mbyll më 21 shtator. Ndërsa rezervat e naftës komerciale u rritën me 1.85 milionë fuçi, në totalin e 395.99 milionë fuçive.

Scan,  29.09.2018