Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Statusi i naftëtarit, pak përfitues

Dhënia e Statusit të Naftëtarit duket se po ecën me ritme të ngadalta, duke qenë se nga hyrja në fuqi e ligjit, vetëm 14% e punonjësve të naftës dhe gazit që kanë aplikuar, kanë arritur të pajisen me dëshmitë përkatëse. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë këtij dikasteri kanë mbërritur 10500 dosje të personave që kërkojnë të pajisen me Dëshmi Zyrtare Identifikuese nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë, ndërkohë që sipas listave të publikuara nga ky dikaster rezulton se dokumentin e kanë marrë 1487 prej tyre.

Ministria deklaron se përfitues janë 1800 aplikantë, por emrat e tyre nuk janë reflektuar në listat që publikon ky dikaster. Ligji “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit” ka hyrë në fuqi që në muajin shkurt të vitit të kaluar, ndërkohë që ai parashikon një sërë përfitimesh, për ata naftëtarë që do të arrijnë të pajisen me dëshminë përkatëse. Më konkretisht, personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që janë të papunë, përveç përparësisë në punësim, kanë të drejtën e një përfitimi financiar , i cili, në asnjë rast nuk mund të jetë më i vogël se 80 për qind e pagës minimale në shkallë vendi.

Po ashtu, edhe personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që, pas hyrjes në fuqi të ligjit, dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, gëzojnë përparësi në punësim dhe përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje, sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por jo më pak se 80 për qind të pagës minimale në shkallë vendi dhe jo më pak se tre vjet.Ndërkaq, dhe vetë naftëtarët kanë shprehur pakënaqësi për ecurinë e procesit, ndërsa mëngjesin e së premtes një grup prej tyre kanë protestuar para prefekturës së Qarkut Fier, duke kërkuar përshpejtimin e tij.

Scan Tv,  21.09.2018