Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta luhatet minimalisht

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione shtesë ndaj produkteve kineze. Këto pritshmëri kanë eklipsuar mungesën e furnizimit nga Irani për shkak të sanksioneve amerikane. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68.7 dollarë për fuçi.

“Presidenti Donald Trump, pritet të njoftojë sanksione prej 200 miliardë dollarë produkte kineze më vonë gjatë ditës së sotme”, deklaroi një zyrtar i lartë i administratës amerikane për Reuters. Përshkallëzimi i luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë ka rritur shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës për naftë.

Rafineritë në Indi, që është blerësi i dytë më i madh i naftës së Iranit, do të ulin importet nga ky vend për Tetorin. Gjithashtu, referuar të dhënave në SHBA, kompanitë amerikane të energjisë e rritën me dy njësi numrin e puseve aktive, gjatë javës së kaluar, në totalin e 749 puseve.

Scan Tv,  17.09.2018