Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Listimi i OSHEE në bursë, kompania hap tender për ndarjen financiare

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike parashikon të hapë një tender me objekt inventarizimin dhe vlerësimin e aktiveve materiale afatgjata, një procedurë që i hap rrugën ndarjes financiare të kompanisë. Aktualisht është zyrtarizuar vetën ndarja ligjore e saj, duke qenë se pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 3 kompanitë e reja. Ndërkohë që, për të finalizuar të gjithë procesin do të nevojitet pikërisht ndarja financiare dhe ajo e aseteve që disponon kompania.

Ndarja e OSHEE-së është një detyrim që lind nga ligji që rregullon sektorin e energjisë e që ka për qëllim menaxhimin më efiçent dhe shërbimin më cilësor ndaj klientëve. Ndërkohë që, referuar deklaratave publike të bëra nga kryeministri, Edi Rama pritet që njëra prej kompanive të krijuara të listohet në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE, duke  iu dhënë mundësi qytetarëve të bëhen pjesë e kompanisë përmes blerjes së aksioneve.

Po ashtu, edhe ministri Damian Gjiknuri ka deklaruar për TV SCAN se listimi i një pakete aksionesh të OSHEE-së në Bursë do të kryhet pas përfundimit të ndarjes së kompanisë dhe  do të ndihmojë në gjetjen e financimeve në kryerjen e investimeve të nevojshme. Kompania e parë e krijuar nga ndarja ligjore është Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, që do të ketë objekt të punës shpërndarjen e energjisë, duke përfshirë ndërtimin dhe mirëmbajtjene  rrjetit.

Kompania e dytë është Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe do të merret me blerjen dhe menaxhimin e energjisë në tregun e lirë. Ndërkohë që, kompania e tretë është Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe do të ketë në fokus furnizimin me energji të klientëve fundorë që veprojnë në tregune rregulluar. Ndërkaq, vetë OSHEE do të jetë një shoqëri aksionere më vete, në krye të së cilës do të vijojë të qëndrojë Adrian Çela e që do të koordinojë 3 kompanitë e krijuara. Inventarivizimi i materialeve afatgjata do i kushtojë kompanisë 350 milion lekë dhe do të pasohet edhe me ngritjen e sistemi të administrimit dhe përgatitjen e procedurave të brendshme të menaxhimit të tyre.

Scan Tv,  06.09.2018