Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Uragani kërcënon prodhimin e naftës në Gjirin e Meksikës

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me naftën Bruto amerikane që e ka tejkaluar nivelin teknik prej 70 dollarë për fuçi, pas evakuimit të dy platformave të naftës në Gjirin e Meksikës, për shkak të kërcënimit të uraganit. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në 71.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79.3 dollarë për fuçi.

Kompania Anadarko Petroleum deklaroi se ka evakuar personelin dhe ka ndërprerë prodhimin në dy plaftorma në Gjirin e Meksikës për shkak të afrimit të stuhisë Gordon, që pritet të shndërrohet në një uragan. Gjatë muajit të kaluar, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me naftën Brent që fitoi rreth 10% të vlerës që nga mesi i gushtit. Investitorët janë të shqetësuar për mungesën e furnizimit nga Irani, duke filluar nga 4 nëntori, kur hyjnë në fuqi edhe sanksionet amerikane.

Në një shënim për klientët e saj, Barclays deklaroi se çmimet mund të rriten deri në 80 dollarë për këtë vit. Ndërsa deri në vitin 2020, ky bençmark do të ketë një çmim mesatar prej 75 dollarë për fuçi, nga 55 dollarë që ishte vlerësimi i mëparshëm. Ndërkohë që sanksionet amerikane po detyrojnë shumë kompani perëndimore të ndërpresin tregtinë me Teheranin, dy klientët më të rëndësishëm kanë deklaruar se do të vijojnë të blejnë naftën e Iranit. India do ti lejojë kompanitë shtetërore të importojnë naftën iraniane, ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë edhe Kina.

Scan Tv,  05.09.2018