Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten të ardhurat nga eksporti i naftës së OPEC

Sipas të dhënave të Administratës së Shteteve të Bashkuara për Informacionin e Energjisë (EIA), të ardhurat e përgjithshme të eksporteve të naftës të Organizatës së Eksportit të Naftës (OPEC) u rritën me rreth 28 për qind në vitin 2017, krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e OPEC-it në eksportin e naftës arritën në 567 miliardë dollarë në vitin 2017, nga 441 miliardë dollarë sa ishin në vitin 2016, duke shënuar një rritje prej 28.6 për qind, ndërsa anëtarët e kartelit kanë regjistruar rritje të eksportit të naftës nga viti në vit, rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm për vendet e OPEC-ut që shënuan rritje të të ardhurave nga eksportet e naftës, përcjell Telegrafi.

Çmimi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar mesatarisht ishte 43.74 dollarë për fuçi në vitin 2016, kurse i njëjti u rrit në 54.15 dollarë për fuçi në vitin 2017, ndërkohë që treguesi amerikan West Texas Intermediate u rrit nga 43.33 dollarë për fuçi në 50.79 dollarë për fuçi mesatarisht gjatë të njëjtës periudhe, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas EIA-së, të ardhurat totale të anëtarëve të OPEC-ut nga eksportet e naftës vlerësohen në 736 miliardë dollarë këtë vit dhe 719 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm.

Telegrafi,  28.08.2018