Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saudi Aramco mund të shesë një pjesë të aksioneve

U përfol gjatë për një listim në bursë të kompanisë më të madhe në naftës në botë, e cila do të kishte një vlerësim prej mbi 2 trilion dollarësh. Por planet duket se janë shtyrë kur kushtet të jenë më optimale.

Megjithatë, kompania shtetërore në Arabinë Sauditë, mund të shesë gjithsesi 5% të aksioneve. Arsyeja pse mund të kërkohet kjo shitje është fakti se Arabia Saudite po has vështirësi në ruajtjen e pjesës së saj në dy tregjet më të mëdha të naftës.

Arabia Saudite mbetet një furnizues kyç në Kinë, por eksportet saudite zënë tashmë vetëm 12.4% të importeve totale të naftës në Kinë, duke rënë nga rreth 20% në vitin 2013. Fituesit më të mëdhenj kanë qenë Rusia, tashmë eksportuesi kryesor i naftës në Kinë dhe rivalët e Aramco, Irani dhe Iraku, të cilët së bashku furnizojnë 15% të importeve kineze të naftës.

Ndaj shitja e aksioneve tek një kompani kineze, si PetroChina dhe Sinopec do t’i jepte një shtysë të fortë gjigandit të naftës. Kjo sidomos nëse shitja do të shoqërohej me kontrata afatgjata furnizimi.

Nga ana e saj, Kina mund të përfitonte nëse Aramco pranon të shesës më shumë nga nafta e saj në indeksin e ri në valutën juan, çka do të ndihmonte në thyerjen e pozitave të dollarit amerikan në tregjet aziatike dhe do të reduktonte rrezikun e valutës kineze.

Shitja nuk duket e pamundur, pasi në Tetor të 2017 Aramco kishte raportuar interesin e një kompanie kineze, pa zbuluar emrin e saj.

Liderët sauditë gjithashtu e dinë mirë rrezikun e çmimeve të naftës dhe një ekonomi botërore në ngadalësim mund të bënte që çmimet të shembeshin në vitet në vijim. Nëse Kina do të pranojë në të ardhmen, si pjesë e një marrëveshjeje tregtare, të blinte më shumë naftë nga SHBA, atëherë shitja e një pjese tek investitorët kinezë do të bëhej edhe më e rëndësishme. Me kapitalin kinez, Arabia Saudite do të mund të investonte në sektorë të rinj si teknologjia, çka do të diversifikonte më tej ekonominë e vendit, të varur shumë nga nafta.

Scan Tv,  23.08.2018