Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Defekti lë pa energji Vlorën

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se një defekt ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në Vlorë. Për rreth 30 minuta kanë mbetur pa drita disa lagje të qytetit dhe zona e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë e Orikum.

Shkak për problemin është bërë një defekt në çelësin 6Kv të fiderit “Vlora1” që merr energji nga nënstacioni Tec Vlorë dhe stakoi në orën 12:53, dy linjat 35 Kv Babice – Tec1, Babice – Tec 2. Për pasojë mbetën pa energji nst Tec Vlorë ana 35kV, Skelë, Uji i Ftohtë, n/st Radhimë dhe Orikum.

Pa energji kanë mbetur shërbimet mjekësore si Spitali Rajonal Vlorë dhe Ambulanca qendrore, si edhe institucionet si Prefektuara, Gjykata e Rrethit Vlorë, Prokuroria, etj. Gjithashtu pa furnizim mësohet se kanë qenë Lagjia “Pavarësia”, “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”, 2 stacione pompimi, “15 Tetori”, zona pranë Spitalit të Vjetër , lagjet “Hajro Cakërri”, “Topana”, “Partizani”, “Karabashe”, “Isa Boletini”, “29 Nëntori”, Kinoteatri , qendra Studentore , Kanina, Radhima, Orikumi, Tragjas, Fushë Dukat. fshat Dukat, Llogara, Shën Thanas, Jonufër dhe Baza Pashaliman.

Ndërkohë, për çdo problem me furnizimin me energji gjatë sezonit turistik OSHEE ka vënë në dispozicion numrat e dispeçerive për zonat bregdetare si edhe shërbimin Call Center për të gjithë territorin.

Scan Tv,  25.07.2018