Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjirokastër, blackout në sezon turistik

Pjesa muzeale e qytetit, përfshirë edhe disa lagje si Varrosh, Partizani, Granicë, Mecite, Palorto, Pazari i Vjetër, dje prej orës 12:00 kanë qënë pa energjie elektrike. Shkak dyshohet se është bërë një remont në një kabull të tensionit të lartë që figuron të jetë me probleme në pjesën e kështjellës së qytetit.

OSHEE Gjirokastër, nuk ka njoftuar për këtë defekt. Qytetarët në Gjirokastër shprehen të shqetësuar për mungesën e energjisë prej më shumë se tetë orësh. Më të dëmtuar janë bizneset kryesisht ato të tregtimit ushqimor të cilat po vuajnë pasojat e OSHEE në Gjirokastër. Kjo rëndon tek tregtarët të cilëve iu duhet të flakin pruduktet frigoriferike ndërkohë që konsumatorët duhet të jenë në alert.

Shqiptarja.com  23.07.2018