Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet kërkesa për naftë dhe benzinë në SHBA

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të të dhënave që treguan një kërkesë të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është konsumatori më i madh në botë i karburanteve. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72.7 dollarë për fuçi. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68.7 dollarë për fuçi.

Të dy bençmarkët u rritën me rreth 1% në sesionin e kaluar, pasi të dhënat e Administratës për Informimin mbi Energjinë treguan një rënie të rezervave të naftës dhe të karburanteve të distiluara. Edhe kërkesa për karburante u rrit ndjeshëm. Në anën tjetër, Administrata për Informimin mbi Energjinë raportoi se prodhimi në SHBA arriti në një rekord prej 11 milionë fuçi në ditë. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar rreth 1 milionë fuçi në ditë, që nga nëntori i vitit të kaluar, falë rritjes së prodhimit të naftës argjilore.

Analistët shprehen se presidenti amerikan, Donald Trump po bën gjithçka është e mundur për të ulur çmimet e naftës. Referuar të dhënave zyrtare, rezervat e benzinës ranë me 3.2 milionë fuçi gjatë javës së kaluar, ndërsa karburantet e distiluara,  që përfshin naftën për automjete dhe për ngrohje, ranë me 371,000 fuçi.

Scan Tv,  20.07.2018