Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabitja me armë e karburanteve, arrestohen keqbërësit

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi akuzohen për vjedhjen me armë të dy karburanteve.

Personat e arrestuar janë Flakon Tafa, 24 vjeç dhe Fatjon Tafa, 27 vjeç, banues në Kurbin, të dënuar më parë. Ndërkaq është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e F.K., 30 vjeç, banues në Kurbin i dënuar më parë.

Prangosja e tyre u bë ditën e shtunë, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia.

Në videon më poshtë, mund të shihni mënyrën se si vepronin për të kryer grabitjet.

Ata dyshohen se më 28 korrik 2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, në bashkëpunim kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110 mijë lekë të rinj.

Shekulli,  16.07.2018