Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet aktiviteti i shpim-kërkimit në SHBA

Çmimet e naftës po shfaqen të qendrueshme gjatë ditës së sotme, për shkak të rritjes së aktivitetit të shpim-kërkimit në SHBA, që është një tregues i prodhimit në terma afatshkurtër. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 73.7 dollarë për fuçi.

Kompanitë amerikane të energjisë e rritën me 5 njësi numrin e puseve aktive, gjatë javës së kaluar në totalin e 863 puseve, krahasuar me një vit më parë, numri i puseve aktive është rritur me 100. Analistët mendojnë se tregu ka nevojë për prodhim shtesë, për shkak të kërkesës së fortë dhe rënies së prodhimit nga disa vende, si Venezuela dhe Libia. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, dhe disa vende të tjera, me në krye Rusinë kanë vendosur uljen e prodhimit, që nga fillimi i vitit 2017.

Por, në fillim të këtij viti, këto vende ranë dakord të rrisin prodhimin, për shkak të kërkesës së fortë globale. Gjithsesi, çmimet mund të gjenden nën presion për shkak të luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Scan Tv,  10.07.2018