Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raporti i ERE, konsumi i energjisë u rrit

Konsumi i energjisë elektrike për vitin 2017 u rrit me 4.9% në raport me një vit më parë, ndërkohë që prodhimi i HEC-eve private ra me 27% për shkak të thatësirës”. Të dhënat u bënë me dije nga kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti gjatë prezantimit të raportit vjetor në Parlament, ndërsa  shtoi se rreth 40%  e energjisë u ble në tregun e parregulluar.

Ahmeti e përshkroi si të qëndrueshme situatën financiare të kompanive shtetërore për vitin 2017, pavarësisht faktit se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e mbyllën vitin me humbje.

Ahmeti shmangu akuzat e bëra nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lidhje me vonesën e liberalizimit të tregut dhe bërjes funksionale të bursës së energjisë. Teksa u ndal te rekomandimet e këtij të fundit, sipas kreut të ERE-e nevojitet një riorganizim i institucionit që ai drejton si dhe rritje pagash për punonjësit, me qëllim rritjen e pavarësisë.

Scan Tv,  10.07.2018