Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia dhe Arabia rrisin prodhimin e naftës

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak se Arabia Saudite dhe Rusia filluan rritjen e prodhimit.

Në rënien e çmimeve ka ndikuar edhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në disa vende aziatike, në një kohë që konflikti tregtar po përshkallëzohet edhe më tej.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm gjatë javës së kaluar, me kontratat amerikane të naftës që prekën nivelin më të lartë në 3 vite e gjysëm.

Ndërkohë, prodhimi në Arabinë Saudite është rritur me rreth 700 mijë fuçi në ditë, që nga maji, pranë 10.72 milionë fuçive.

Edhe në Rusi, prodhimi është rritur në 11.06 milionë fuçi në ditë, gjatë qershorit, nga 10.97 milionë fuçi që ishte në maj. Gjithashtu, edhe prodhimi në SHBA është rritur me rreth 30%, gjatë dy viteve të fundit, në një total prej 10.9 milionë fuçi në ditë.

Në këtë mënyrë, tre prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës plotësojnë rreth 1/3 e kërkesës globale. Investitorët janë të shqetësuar se kërkesa mund të dëmtohet nga lufta tregtare mes SHBA dhe ekonomive të tjera më të mëdha, si Kina, Bashkimi Europian, India dhe Kanadaja.

Scan Tv,  05.07.2018