Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhet një pikë karburanti në Fier

Dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur rreth orës 04:40 të mëngjesit një pikë karburanti në Levan të Fierit.

Burime zyrtare nga policia kanë thënë se punonjësi i karburantit, shtetasi me inicialet T.S. ka deklaruar se autorët i kanë marrë xhiron ditore rreth 30.000 lekë përmes kërcënimit.

Të njëjtat burime kanë thënë se autorët më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”.

Shërbimet policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërkohë që, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gazte Dita,  03.07.2018