Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i energjisë sjell rritje surprizë

Prodhimi i lartë i energjisë elektrike i ka dhënë një shtysë të fortë rritjes ekonomike. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo është rritja më e lartë tremujore e regjistruar në ekonominë shqiptare që kur ajo hyri në ciklin rënës të kushtëzuar nga kriza, pas vitit 2009. Kjo rritje që shkon edhe përtej parashikimeve duket të jetë përcaktuar sidomos nga prodhimi i lartë i energjisë elektrike. Instat raporton se dega prodhuese e ekonomisë, që përfshin industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe energjinë, u rrit me afro 20% në tremujorin e parë të vitit.

Në analizën e rritjes sipas metodës së shpenzimeve, të dhënat e Instat evidentojnë edhe njëherë peshën e lartë të investimeve në rritjen ekonomike, megjithëse rritja e tyre tashmë ka rënë ndjeshëm nga nivelet dyshifrore që kishte regjistruar shpesh në vitet e mëparshme.

Parashikimet e vendosin rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit pranë nivelit 4%. Përkundrejt pritshmërive optimiste të qeverisë, institucionet e speciualizuara ndërkombëtare janë më pesimiste dhe presin që rritja të jetë disi më e ulët në raport me nivelin 3.8% të vitit të kaluar. Arsyeja kryesore lidhet me rënien e ciklit të investimeve në projektet madhore të investimeve të huaja direkte.

Scan Tv,  30.06.2018