Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja ku do përfundojnë bateritë e makina elektrike pasi të zëvëndësohen

Vala e parë e baterive nga automjetet elektrike dhe hibride po arrijnë moshën e “pensionit”, çka do të thotë se duhet të zëvendësohen me të reja. Por bateritë e vjetra nuk do të përfundojnë në landfille, përkundrazi, ato do të kalojnë edhe një dekadë tjetër duke shërbyer si energji në të gjithë botën.

Bateritë me jone litiumi të automjeteve dhe autobusëve mund të mbledhin dhe japin elektricitet edhe për 7 apo 10 vjet të tjera pasi të hiqen nga rrugët. Gjetja e mënyrave për të ripërdorur këtë teknologji është duke u bërë gjithmonë e më urgjente, teksa pirgu i baterive elektrike që pritet të zëvendësohen në vitin 2025 do të arrijë në 3.4 milionë njësi.

Kina, atje ku shiten gjysma e të gjitha makinave elektrike në botë, po ndërmerr disa rregulla që i bëjnë prodhuesit e automjeteve përgjegjës për mbajtjen e baterive larg landfilleve. Rregulla të ngjashme pritet të implementohen edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA.

Nga kjo po përfitojnë BMW, Toyota, Generl Motors, BYD dhe disa furnizues energjie të rinovueshme, të cilët po përpiqen të krijojnë një treg të mëvonshëm, duke sjellë fitime shtesë për këto bateri. Duke qenë se bateritë që do të rishiten do të sjellin të ardhura për prodhuesit, pritet që kjo të ndihmojë në uljen e çmimit të makinave elektrike.

Një sërë shtetesh dhe kompanish po testojnë funksionet që do të kryejnë këto bateri të përdorura: që nga përdorimi për ruajtjen e energjisë në impiantet elektrike në Kinë, Afrikën e Jugut, Kamerun, Holandë dhe Gjermani, e deri tek ndriçimi i rrugëve në Japoni, serverat kompjuterikë në Michigan, energji rezervë për ashensorët në Paris, dhe menaxhimi i rrjetit elektrik në Florida.

Megjithatë, zhvillimi i kësaj ekonomie qarkulluese mund të ngadalësohet nëse rezulton më me përfitim ekonomik nxjerrja e materialeve si kobalti për të bërë bateri të reja. Megjithatë ekspertët besojnë se gjasat janë që riciklimi i materialeve do të bëhet pas fazës së ripërdorimit, kështu që një bateri do të ketë në jetëgjatësi prej rreth 20 vitesh.

Performanca në rënie e baterive të makinave elektrike dallohet në shkurtimin e distancës që mund të bëjë me një karikim dhe nevojën për t’u karikuar më shpesh nga pronarët. Kjo bateri nuk mund të përdoret më pas për një automjet, por janë ideale për detyra më pak kërkuese, si ruajtje e energjisë nga panelet diellore dhe turbinat e arës, si dhe ruajtja e energjisë nga rrjeti në momentin kur çmimet janë më të ulëta.

Ripërdorimi është treguar shumë i frytshëm në Suedi, ku një kompani e quajtur “Kuti Energjie” po përdor 20 module baterish të marra nga makina Volvo hibride të vjetra. Ato ruajnë energjinë për një kompleks apartamentesh nga panelet diellor për të furnizuar ashensorët dhe dritat në hapësirat e përbashkëta.

Një tjetër kompania në Angli planifikon t’i përdorë bateritë e vjetra të Renault për t’i përdorur në shtëpi dhe shkolla. Përmes një njësie që llogarit kostot e mbledhjes së energjisë kur ajo është e lirë, teknologjia ka vërtetuar se mund të reduktojë faturën elektrike të një shtëpie me rreth një të tretën.

Ndërsa në Japoni, duke nisur nga viti tjetër, Toyota do të instalojë bateritë e vjetra jashtë dyqaneve për të mbledhur energji nga panelet diellore dhe për të përdorur elektricitetin për frigoriferët apo elektroniket e tjera nëpër dyqane.

Scan Tv,  29.06.2018