Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

E ardhmja e Teslës varet nga fabrika provizore në parkingun e saj

Elon Musk ka edhe pak ditë kohë për të përmbushur premtimin e tij që Tesla të prodhojë 5 mijë automjete në javë të modelit 3 deri në fund të muajit. Nëse ai do t’ia dalë varet gjithçka nga tenda gjigande që ndodhet aty ku ishte parkingu jashtë fabrikës së kompanisë.

Struktura ka madhësinë e dy fushave të futbollit dhe shërben si linjë prodhimi provizore. Brenda tendës në Fremont, Kaliforni, po asemblohen modelet 3, të cilat do t’i kthejnë makinat elektrike të Tesla nga të përballueshme vetëm nga të pasurit, në të përballueshme për të gjithë.

Një postim në Twitter i drejtuesit të kompanisë, Musk, përgëzonte ekipin për faktin se kishte arritur ta ngrinte linjën e re të prodhimit në vetëm tre javë me pjesë rezervë. Megjithatë nuk dihet ende me çfarë kapaciteti po operohet. Burime nga kompania tregojnë se linja fillimisht do të nisë asemblimin manual të automjeteve.

Shtimi i prodhimit është i nevojshëm edhe për faktin se qindra mijëra klientë po presin që nga Marsi i vitit 2016 për Modelin e tyre 3. Ata kanë paguar edhe nga një kapar prej 1 mijë dollarësh për t’u vënë në radhë për të përfituar të parët automjetin.

Krahas klientëve, Tesla është edhe nën presionin e aksionerëve, të cilët kërkojnë që kompania të kthehet në fitimprurëse. Kjo do të arrihej vetëm me shtimin e prodhimit në të paktën 5 mijë automjete në javë.

Scan Tv,  28.06.2018