Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Britania dështon të arrijë objektivat e efikasitetit energjitik

Industria e ndërtimit dhe industria e prodhimit të makinave “duhet të turpërohen” për përpjekjet e tyre për të luftuar ngrohjen globale, sipas këshilltarit zyrtar të qeverisë britanike për ndryshimin e klimës.

Zoti Deben, kryetar i Komitetit për Ndryshimet Klimatike (CCC), tha se ndërtuesit e shtëpive ishin “mashtrues” të blerësve me shtëpi joefikase në energji dhe se kompanitë motorike po pengonin ardhjen në treg e makinave ‘të pastra’.

Raporti vjetor i KKK-së, i botuar të enjten, zbuloi se Mbretëria e Bashkuar do të humbasë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit, për shkak të mungesës së progresit në uljen e emetimeve të karbonit, nga ndërtesat dhe transporti. Ai tha gjithashtu se ministrat po heqin dorë nga opsionet me kosto të ulët, si ‘wind farms’ në det, izolimi i shtëpive dhe mbjellje pemësh, që do të thotë se njerëzit do të përfundonin duke paguar më shumë se sa ishin të nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike.

Instalimet e izolimeve në shtëpi janë ndër masat më të lira të shkurtimit të sasisë së karbonit të emetuar në mjedis, por anulimi i stimujve të qeverisë ka shkaktuar rënie prej 95% që nga viti 2012, tha KKK. “Është vërtet tronditëse,” tha Chris Stark, shefi ekzekutiv i KKK-së, i cili vuri në dukje se masa të tilla ulin mesatarisht 100 pound në vit.

Revista Monitor,  28.06.2018