Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC, 1 milionë fuçi naftë më shumë në ditë

Vendet e organizatës eksportuese të naftës të mbledhur në Vienë ranë dakord për të rritur prodhimin e ari të zi me 1 milion fuçi në ditë, duke filluar prej datës 1 Korrik.

Ekspertët ndërkohë, argumentojnë se, rritja reale mund të jetë më e vogël se 1 milion fuçi në ditë, pasi disa prej vendeve anëtare të OPEC nuk janë në gjendje të rrisin prodhimin, e të tjerë nuk e kanë të lejuar.

Presidenti i konferencës së OPEC, Suhail Mohamed Al Mazrouei, deklaroi se, organizata tashmë po mendon si një  e tërë dhe jo më individualisht, gjë që sipas tij është e rrallë.

Vendet e OPEC kanë shkurtuar prodhimin e naftës që prej vitit 2016 me rreth 1.2 milionë fuçi në ditë në përpjekjen për t`i dhënë një shtysë çmimeve që prekën fundin 2 vite më parë. Lëvizja që morri edhe mbështetjen e Rusisë i`a doli që të stabilizojë çmimet.

Çmimet u ngritën nga 27 dollarë për fuçi, në 80 dollarë për fuçi. Vendet prodhuese kanë ndjerë nevojë të tërhiqen nga angazhimi për të shkurtuar prodhimin menjëherë pasi çmimet u stabilizuan.

Scan Tv,  25.06.2018