Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Efiçenca e energjisë, gati konvikti nr.2

Studentët që banojnë në ambientet e Qytetit Studenti nr.2 do të përfitojnë tashmë nga dy konviktet e rinovuara rishtazi sipas parimit të eficiencës së energjisë, duke përmirësuar ngrohjen dhe izolimin e godinave. Rikonstruksioni u krye në kuadër të financimit nga banka gjermane KfW me një shumë prej 6.8 milion euro, ndërsa punimet u përuruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i cili bëri me dije se brenda vitit përfundojnë edhe 2 godinat e tjera.

 “Jam i bindur se ne shumë shpejt do të vazhdojmë dhe me fazën e dytë të këtij programi kaq të rëndësishëm për eficiencën në energji që është ndërhyrja në Qytetin Studenti numër 1. Është një ndërhyrje më e madhe e cila shkon gati 10 milionë euro, pra krahas 6 milion eurove të investuara këtu, gjë që do të përbëjë stokun më të madh të investimit në fushën e eficiencës së energjisë.

Ambasadorja e Gjermanisë vlerësoi bashkëpunimin dhe produktin e arritur në këtë projekt, ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, e cilësoi atë një hapësirë europiane.

“Në 30 vite të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, që ne e festojmë këtë vit, ky projekt është një model i përmbushjes së objektivave. Pra po përmirësojmë kushtet e jetesës për njerëzit, të promovojmë punësimin dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian duke përmbushur dhe angazhimet ndërkombëtare. I referohem pjesë Europe sepse si nga pikëpamja e ndërtimit, por edhe nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimeve të tjera aty shikoj një pikë ‘mobike’, ambientet që janë supermoderne dhe procesi i mësimdhënies i cili ka shënuar hapa përpara bën që këto student të integrohen sa më mirë në rrugën e ardhshmërisë”,

Duke marrë parasysh rëndësinë që masat për eficencën e energjisë kanë për ulje e kostove dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, qeveria gjermane, përmes KfW ka angazhuar rreth 16.5 milion euro në favor të të tilla masave në ndërtesat publike, nga të cilat 6.8 milion euro janë dhënë për konviktet e Qytetit Studenti Nr.2 ndërkohë që 9.6 milion Euro të tjera janë dhënë për rehabilitimin mbi bazën e parimit të eficiencës së energjisë në konviktet e Qytetit Studenti Nr.1.

Scan Tv,  21.06.2018