Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Transformimi i Porto Romanos në park për qytetin e Durrësit

Në vizitën e tij në Porto Romano, Kryeministri i vendit z. Edi Rama, së bashku me Ministrin e Turizmi dhe Mjedisit z. Blendi Klosi dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit z. Vangjush Dako, deklarojnë se së shpejti do nisi një projekt për transformimin rrënjësor në përmirësim të mjedisit në këtë vend. Kryeministri shprehu se brenda 18 muajve do të ndërtohet një park i ri për qytetin e Durrësit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit tha se: “Është marr vendimi për largimin e qeseve të holla, një përdorimshe që janë përdorur deri më sot. Do lejohet përdorimi i qeseve të cilat janë mbi 35 mikron, që janë të biodegradueshme dhe që kanë mundësi për disa përdorime.”

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Durrës tha se: “Ky landfill ka qenë larg zonave të banuara por me zgjerimin e qytetit tani është më afër zonave urbane”.

Duke vënë theksin te pastrimi i zonës së Porto Romanos, Kryeministri u shpreh se: “Duhet të vazhdohet procesi i bashkëpunimit për transformimin e kësaj fushe në një park të madh të qytetit, organizimin e ri për ti çuar mbetjet në impiantin e Tiranës, duke llogaritur edhe kostot të cilat mund të jenë të përballueshme. Kudo në Shqipëri kemi një situatë të papranueshme me qeset.”

“Qytetarët duhet të bëhen të vetëdijshëm dhe duhet ta mbrojnë mjedisin duke dhënë një kontribut sado të vogël në ndarjen e mbetjeve dhe të mos jetë ndotës. Helmet dhe dëmet që prodhojnë këto qese për ujërat nëntokësor, për tokën dhe për shëndetin janë të pa absorbueshme”.

Kryeministri thotë që duhet të jenë radikal, duke studiuar moratoriumin e qeseve plastike, duke e bërë Shqipërinë vendin i cili do të ndalojë këto qese që në hyrjet si aeroporte, porte apo në hyrjet kufitare me makinë. Kjo është e vetmja mundësi për tu ndarë nga epoka e ndotjes së qeseve plastike.

Ekolëvizja,  14.06.2018