Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Takimi Rusi-OPEC, në fokus të investitorëve

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa paqëndrueshmëria është ngjitur në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit. Investitorët janë në pritje të takimit të OPEC dhe aleatëve të tjerë, që takohen më 22 qershor në Vjenë.

Tendenca e naftës po shkon në të njëjtën linjë me tregjet financiare, që janë deri diku të pakënaqur me samitin mes SHBA dhe Koresë së Veriut, që synon çmilitarizimin e gadishullit Korean.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 66.2 dollarë për fuçi.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, së bashku me partnerët e tjerë, duke përfshirë Rusinë, ka vendosur të ulë prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, që në fillim të vitit 2017, në përpjekje për të rritur çmimet.

Për shkak të sanksioneve të SHBA ndaj Venezuelës dhe Iranit, që kërcënojnë të rrëzojnë eksportet, Arabia Saudite dhe Rusia kanë sinjalizuar se do të rrisin prodhimin për t’ju përgjigjur kërkesës në rritje.

Në fillim të këtij muaji, prodhimi në Rusi u rrit në 11.1 milionë fuçi në ditë, ndërsa në SHBA prodhimi u rrit në një rekord prej 10.8 milionë fuçi në ditë.

Gjithashtu, edhe Arabia Saudite, që është de facto lider i OPEC, ka shfaqur shenja për rritjen e prodhimit.

Ndërkohë, në tregu fizik të naftës, vendet e Lindjes së Mesme po ofrojnë naftë me një çmim më të ulët, krahasuar me çmimet zyrtare të shitjes, për shkak të furnizimit të bollshëm në Azi.

Scan Tv,  13.06.2018