Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skandali, tenderi i paracaktuar për tre vendburime nafte

Vendburimet e naftës në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë rrezikojnë të shfrytëzohen sërish pa asnjë kontroll, për shkak të një tenderi të dhënë në fshehtësi, pak javë më parë nga Albpetrol. Lajmi është publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, mbrëmjen e sotme.

Historia nis në fillim të muajit shkurt 2018, kur Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Albpetrol shpallën nisjen e procedurave për dhënien me koncesion të vendburimeve të naftës Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.

Afati i fundit për subjektet e interesuara ishte 31 marsi 2018. Por ky koncesion duket se e kishte të paracaktuar fituesin.

Nëse i hedhim një sy këtij artikulli që mban datën 1 nëntor 2017, shihet që një kompani e quajtur Transoil Group ka në plan për të marrë vendburimet e Amonicës, Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj.

Çuditërisht është pikërisht kjo kompani, pra Transoil Group e cila është shpallur fituese për këto vendburime, në datë 31 mars 2018.

TPZ.al  08.06.2018